Qeveria e Tunizisë ka rënë me votim të mosbesimit

11.01.2020 15:57:00

Kryeministri i caktuar, Habib Jemli nuk arriti të siguronte mbështetje, në seancën që zgjati më shumë se dhjetë orë.

Pas votimit për mosbesim në parlament, sot ra qeveria e kryeministrit të caktuar të Tunizisë, Habib Jemli.

Kryetari i parlamentit, Rachid Ghannouchi njoftoi se qeveria nuk arriti të marrë një votë besimi nga asambleja tuniziane.

Në fund të seancës që zgjati dhjetë orë, doli se qeveria kishte grumbulluar 72 votë, derisa 134 ishin kundër.

Së bashku me Partinë Ennahda, ligjvënësit tjerë njoftuan mbështetje për qeverinë, por partitë e opozitës thanë që nuk do ta mbështesin.

Sipas Kushtetutës, nëse qeveria e krijuar nga partia e parë nuk arrin të fitojë një votë besimi, presidenti cakton një person të pavarur për të formuar një qeveri të re.