Qeveria gjithpërfshirëse ka kuptim vetëm pa PDK-në, tha Deda

23.08.2017 16:57:23

Themeluesi i Alternativës Ilir Deda ka folur rreth  krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

Sipas Dedës një qeverie e tillë do të kishte kuptim, por pa Partinë Demokratike të Kosovës.

“Një qeverie gjithëpërfshirëse pa PDK-në, mund të kishte kuptim por kjo qeveri e tillë gjithëpërfshirëse duhet ta kishte një afat të kufizuar gjithsesi pa PDK-në dhe duhet të merrte vesh për prioritetet të cilat duhet të realizonte dy vite të ardhshme”, u shpreh Deda.

Por Deda një ide të tillë nuk e sheh të realizueshme.

“Duke i marrë parasysh qëndrimet e partive politike vështire që mund të arrihet një marrëveshje e tillë, pra një ide e tillë është e pa realizueshme”, tha ai.