QEVERIA HARADINAJ,QEVERI E PUNSIMEVE KLIENTENTISTE DHE FAMILJARE

17.03.2019 14:12:45

Nga:Hysni Gashi

AAK-ja dhe NISMA parti këto që erdhën ne pushtet me premtime dhe kritika tepër të ashperta duke premtuar një qeverisje me të përgjegjshme dhe duke kritikuar LDK-në dhe PDK-në për keqqeverisje, si duket kishin qenë vetëm kupjuese të keqqeverisjes madje duke shkuar edhe me larg se dy të parat.

Këto, Erdhën ne pushtet me premtimin se do të qeverisim me mirë dhe do të ofrojmë barazi për qytetaret dhe çdo shtëpi nga një të punësuar dhe nuk do lejojmë nepotizëm, punësime kliententiste dhe familjare, si duket gjithë ato kritika paskan qenë vetëm për vote dhe pushtet dhe asgjë me shumë. Hyrën tinëzisht më PDK-në duke e sharë PDK-në e në anën tjetër i bindeshin shefit të tyre në PDK, erdhën duke kritikuar PDK-në për ‘Pronto – Afera” dhe tejkaluan Pronto-Aferat e tyre, erdhën në pushtet duke dhunuar institucionet për të uzurpuar qeverisjen në vend.

Pra, këto dy parti, si gjithë të tjerat në Kosovë janë vetëm një grumbuj thuxharesh dhe hajnokratesh që shtetin e shohin vetëm si fabrikë që sjell pasuri e jo si mirëqenie të qytetareve. Këta grumbuj hajdutesh që vjedhin të ardhmen e qytetareve tanë sikur nuk kanë besim të askush, dhe vetëm të afërmit e tyre punësohen ne vende që nuk kanë as “haber” se për çka janë aty. Aktivistet e tyre përbuzen edhe pse kanë nga dy apo tri fakultete të kryera, gënjehen dhe manipulohen sepse ata nuk kanë mëshirë që të vrajën të ardhmen e të rinjve që besojnë verbërisht në ta.

Këta grumbuj maskarenjsh të instaluar në parti politike kanë përbuzur çdo vler të këtij vendi dhe e kanë bërë invalidin, veteranin dhe familjen e dëshmoreve të UÇK-së të skuqen pse një ditë ishin bashkë më ta. Këta maskarenjsh politik e kanë shfrytëzuar çdo pike gjaku të qytetareve tobnë për tu pasuruar për vete, dhe ajo pasuri e vjedhur i vjen era gjak të vuajtjes së qytetareve tonë. Pra, këta maskarenj po e zbrazin Kosovën me të vetmin qëllim që të ndajnë vendin në zona të ndikimit të tyre ku vetëm vartësit dhe servilet do t’i kenë votues.

Këta të padijshëm politik të instaluar në parti kanë vetëm një shkollë politike: zhvatjen dhe tkurrjen e tokës se Kosovës dhe të pasurive të saj në shërbim të familjareve të tyre.