Qeveria Hoti miraton Planin e veprimit për rritjen e testimeve për COVID-19

Qeveria Hoti miraton Planin e veprimit për rritjen e testimeve për COVID-19

09.07.2020 09:57:42

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se numri në rritje i të infektuarve me coronavirus dhe i të vdekurve ka nxitur MSH-në që në zbatim të programit qeverisës të përgatis planin e veprimit për  testime të COVID-19 do të merrte në konsideratë edhe strategji të reja të reja bazuar në rekomandimet e OBSH-së

Ai tha pas analizave të gjithanshme, Grupi profesional i MSH-së u përcaktua për një objektiv kryesor në plan të veprimit e që është rritja e mbulueshmërisë së popullatës për testime për COVID-19 dhe tri objektiva specifike të cilat përmbajnë aktivitete, realizimi i së cilave synon arritjen e objektives kryesore.

Ministri Zemaj tha se me këtë plan veprimi pritet që me rritjen e mbulueshmërisë së testimeve të qytetarëve do të arrihet të krijohet një pasqyrë më reale e shpërndarjes së infeksionit.