Qeveria huazon 9,2 milionë euro të reja

26.07.2016 16:16:38

Ministria e financave sot ka marrë hua plotësuese në terren vendor. Nga bankat vendore përmes ankandeve të letrave shtetërore me vlerë dhe obligacioneve ministria e financave ka marrë hua prej 9,2 milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ankand janë ofruar regjistra 3 dhe 6 mujorë dhe obligacione 15 vjeçare.

Që ditën e nesërme sipas kalendarit të Ministrisë së financave, Qeveria duhet të kthejë në ekonominë e vendit 18,3 milionë euro.

Borxhi i përgjithshëm publik në fund të vitit 2015 është 46,5 për qind nga BPV ose 4,2 miliardë euro.