Qeveria miratoi projektligjin për bashkësitë fetare në Kosovë

30.09.2016 09:42:32

 Qeveria e Kosovës në mbledhjen e  mbajtur sot, miratoi ndryshimin dhe plotësimin për Liritë Fetare në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi,  gjatë  prezantimit të këtij projektligji tha se “qëllimi ka qenë përcaktimi i statusit juridik të 6 bashkësive fetare të Kosovës”.

Ai tha se shteti i Kosovës do të respektojë institucionet e bashkësive fetare gjithnjë duke e ruajtur  laicizmin, raporton lajmi.net.

“Për hartimin e këtij ligji jemi konsultuar me bashkësitë fetare”.

Ai tha se ky projektligj nuk paraqet komplikime buxhetore, raporton lajmi.net.

Në Kosovë si bashkësi fetare janë Bashkësia Islame, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Bashkësia e Besimit Hebrej dhe Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia e Tarikateve.

Qeveria ka miratuar po ashtu  shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm  të Financave Publike

Ministri i financave Avdullah Hoti tha se ky projektligj  siguron  rishikimin dhe përshtatjen e infrastrukturës ligjore.

“Ky ligj ndihmon në qartësimin e rrugës për negociatat me BE”.

“Kjo reformë pritet të rrisë transparencën, përmirësimin e shërbimeve qytetare, menaxhimin e fondeve etj”, tha Hoti