Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

30.10.2020 10:40:37

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot projekt-buxhetin për vitin 2021.

Ky projekt-buxhet mori të gjitha votat e kabinetit qeveritar.

I njëjti pritet  që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim në lexim të parë, e pastaj pastaj edhe në të dytin,

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se për të gjitha parashikimet e bëra për këtë projekt-buxhet ka pasiguri për shkak të pandemisë dhe rrethanave që mund të krijohen.

Deri në fund të vitit ekonomia pritet të tkurret për 6.7 %. Kjo për shkak të masave tjeral. Gjatë vitit 2021, ekonomia pritet të rritet me 5.3, mirëpo parashikimet janë të pasigurta. Kontributi kryesor pritet të jetë nga ai i eksporteve të shërbimeve. Sa më shumë të zgjasë periudha e izolimit, aq më të pakta janë gjasat për rritje të ekonomisë”, tha Bajrami.

Hoti u shpreh i lumtur për votimin e projekt-buxhetit,  duke thënë se është përmbyllur një çështje shumë e madhe.