Qeveria ndan 27 mijë euro për pako ushqimore për komunitetin RAE

20.12.2017 11:21:15

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 27 mijë e 250 euro për pakot ushqimore dhe higjienike, për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Kryeministri Ramushi Haradinaj tha se këto pako do të shpërndahen në disa komuna si Ferizaj, Lipjan, Shtime, Prizren dhe komuna të tjera, raporton KP. “Është praktikë e mirë kjo tash jemi në dimër. Diçka më njerëzore që mund të bëjmë në këtë fundvit për këto komunitete”, tha ai.