Qeveria ndan 34 mijë euro për shërimin e deputetit Bardhyl Meta

07.12.2016 10:14:06

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 34 mijë euro për shërimin e deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta, i cili po vuan nga një sëmundje.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndarë mjete për këtë rast, por nuk kanë mjaftuar.

Bardhyl Meta është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.