Qeveria ndanë 200mijë euro për aeroportin e Gjakovës

Qeveria ndanë 200mijë euro për aeroportin e Gjakovës

15.06.2017 11:05:11

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevoja tjera për mirëmbajtje.

Ndërsa kërkesa ishte për 400 mijë euro, por u miratuan vetëm 200 mijë euro.

Qeveria po ashtu ka ndarë 185 mijë euro për Këshillin Prokurorial të Kosovës përkatësisht Prokurorisë Speciale të Kosovës, për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për vitin 2017.