Qeveria ndryshon orën e mbledhjes, shkaku nuk dihet

04.08.2016 08:20:21

Qeveria e Kosovës mbrëmë kishte paralajmëruar  se sot do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt nga ora 9 e mëngjesit për të shqyrtuar vetëm një pikë, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, sot në mëngjes, në njoftimin e dërguar nga qeveria thuhet se mbledhja do të mbahet nga ora 8:15, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse paralajmërimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe thirrja drejtuar qytetarëve për t’u mbledhur para Kuvendit nga ora 10, ka shtyrë qeverinë që të ndryshoj orën e mbajtjes së mbledhjes.