Qeveria nuk e fton opozitën që të bisedojë për demarkacionin

15.09.2016 20:23:31

Deklarimet e qeverisë se Kosovës, se do të sjellin së shpejti në kuvend për votim projekt ligjin për demarkacionin, nga zyrtarë të opozitës, ky veprim është quajtur  një dështim tjetër i radhës nga ana e kryeministrit Isa Mustafa.

Opozita deklaron se ende nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga ana e qeverisë për të diskutuar rreth projekt ligjit për demarkacionin.

Deputeti nga radhët e AAK-së dhe ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë për Indeksonline, se në asnjë moment deri më tani nuk ka ndonjë ftesë zyrtare për tu ulur dhe biseduar për një version tjetër të këtij projekt ligji.

Sipas tij i çuditshëm është fakti pse këto deklarata të Qeverisë dhe kjo lojë me qytetarët dhe parlamentin e Kosovës.

“Është për tu çuditur fakti se në njërën anë kërkohet koncenzus nacional me rëndësi jetike për Kosovën, ndërsa në anën tjetër këmbëngulin me versionin e tyre dhe me nënshkrimin që i ka bërë dëm Kosovës.

Unë i falënderoj edhe deputetët që kanë një mendim ndryshe nga pozita dhe nga qeveria,  në bazë të kontakteve që kemi pasur me ata deputet, ky version i demarkacionit nuk do të kaloj në asnjë mënyrë”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij Kryeministri në momentin që e ka tërhequr projekt ligjin për demarkacionin ka menduar të përfitoj në kohë dhe ti kthej deputetët që ta votojnë versionin e komisionit shtetëror.

Ndërsa në anën tjetër edhe shefja e Grupit Parlamentar të Nismës Valdete Bajrami, ka pohuar për Indeksonline se NISMA për Kosovën e ka qëndrimin e saj të njohur për qytetarët dhe ai është që kjo qeveri duhet ta pranoj që ka gabuar rënd dhe se i gjithë procesi i demarkacionit të vijës kufitare duhet të kthehet në pikën zero.

 

 

“E di që ka të vështirë ta pranoj, por kësaj nuk do të mund ti ik “akademiku”, Isa”, ka thënë ajo.

Sipas saj ende nuk ka ftesë zyrtare për të biseduar për ndryshime në projekt ligjin për demarkacionin.

Bajrami ka potencuar se, Qeveria ne krye me Isa Mustafën me 1 shtator dështoi dhe demarkacioni që nga ajo ditë është i dështuar.

“Isa Mustafa nuk arriti ti ketë votat kjo pasi që shumica e deputetëve të koalicionit janë bindur se komisioni shtetëror ka gabuar në punën e shënjimit të vijës kufitare, gjë të cilën në Nisma që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje e kemi thënë”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket  propozimit të Qeverisë, për të riproceduar prapë të njëjtin version në kuvend, sipas Bajramit kjo nuk do të ndodhe sepse edhe ai e din që e ka të pa mundur t’i bind të gjithë deputetët, sepse tash me dihet se demarkacioni si i tillë pra pa pësuar ndryshime do ta dëmton territorin e Kosovës për 8200 hektar.

“Isa Mustafa e ka të ditur se po që se e sjellë prapë dhe pa ndryshime e me qëndrime të deputetëve nga partia e tij të cilët e kundërshtojnë dhe të cilët fatmirësisht janë të shumtë në numër, ai bashkë me qeverinë do të bien, prandaj këto deklarata të tija i konsideroj vetëm, sa për të thënë diçka, sepse pas goditjes që mori me 1 shtator vështir e ka me u këndell”, ka thënë deputetja Bajrami.