Qeveria: Raporti i BB-së tregon që po punohet në zhvillimin ekonomik

26.10.2016 10:57:43
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar raportin e Bankës Botërore, ku Kosova është vlerësuar se ka bërë përmirësime në kushtet e të bërit biznes, është shprehur se raporti tregon që po punohet në zhvillimin ekonomik.

Ai në një konferencë për media ku së bashku me ministren Hykmete Bajrami, kanë komentuar këtë raport duke thënë se zhvillimi ekonomik është prioritet i kësaj qeverie që do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është objektiv i yni që ne të arrijmë progres në zhvillimin ekonomik i cili është prioritet i kësaj qeverive dhe i cili ndikon në uljen e papunësisë dhe varfërisë. Ky raport tregon që po punohet për zhvillim ekonomik”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova nga vendi i 64-të ku ishte vitin e kaluar, këtë vit radhitet në vendin e 60-të, në mesin e 160 vendeve të cilat janë të përfshira në këtë raport të Bankës Botërore.

Ajo në këtë konferencë ka përmendur disa nga indikatorët në të cilët është vlerësuar progres.

“Janë disa indikator që ne kemi pasur përmirësime. Njw nga to wshtw lehtësimi i regjistrimit tw njw biznesi, ku në këtë aspekt Kosova radhitet e dyta në rajon pas Maqedonisë”.

“Pagesa e tatimeve është një indikator tjetër ku ka pasur progres. Indikator tjetër është tregtia mes kufinjve, ku janë vlerësuar lehtësirat që janë bërë nga Dogana e Kosovës”, është shprehur Bajrami.