Qeveria Turke: Nuk i kemi pritur këto rezultate të referendumit

16.04.2017 18:09:54

Qeveria Turke ka reaguar për herë të par pas votimit të referendumit të sotëm për ndryshime kushtetuese. Referendum ky nga i cili presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan , ka pësuar humbje në tri nga qytetet më të mëdha të Turqisë, transmeton Gazeta Express.

Zëvendës kryeministri Veysi Kaynak ka thënë se rezultatet e referendumit të sotëm janë befasuese.

 

“…rezultatet nuk janë ato qe kemi pritur.  Por pavarësisht kësaj janë duke kryesuar”, ka thënë zëvendës kryeministri turk.

Ndërkohë që Erdogan ka pësuar humbje në Ismir, Ankara, Stamboll e Çanakkale.

Ndryshimet e propozuara në Kushtetutë fuqizojnë tërësisht presidentin.

Me ndryshimin e saj presidenti i Turqisë do të ketë autoritetin që të shkarkojë ministrat, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, të nxjerrë dekrete dhe të emërojë njerëzit në pozita kyçe.