Qibrije Hoxha: Degët e LDK-së nga Diaspora vlersojnë vendimin e Kryetarit, Akademik, Isa Mustafa propozimin e dr. Avdulla Hoti kryeminister, njëherit edhe koalicioni e Djathta e Bashkuar

16.05.2017 22:34:19

Degët e LDK në Diasporë, Dega e LDK në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe Dega në shtetet e Beneluksit, vlersojnë lartë vendimin e Kryeministrit në detyrë njëherit Kryetarit të LDK Akademik Isa Mustafa dhe në koordinim me Kryesinë Qendrore për nominim te dr. Avdulla Hotit bartës të Listës së LDK dhe aleatëve të Djathtë!
Vendimi për nominim e kandidatit të ri, nga ana e Kryeministrit është marrë në kohë të duhur dhe në vend të duhur ( në vendlindjen e Presidentit Rugova), vendim ky i miratuar nga Kryesia Qendrore sot, padyshim është vendimi më i mirë për LDK, të Djathtën e Bashkuar dhe Kosovën!
Degët e LDK në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe shtetet e Beneluksit, falënderojnë dhe çmojnë lartë kontributin e Qeverisë në detyrë me vemendje të posaqme te Ministrat e LDK!
Degët tona do të angazhohen në kohën e fushatës në mënyrë që koalicioni e Djathta e Bashkuar, të dali bindshëm si formacion i parë paszgjedhor!

Dega e LDK në Zvicër, kryetar Arif Bahtiu
Dega e LDK në Suedi, kryetare Qibrije Hoxha
Dega e LDK në Norvegji, kryetar Daut Haxhaj
Dega e LDK për shtetet e Benuksit, kryetar Bahtir Kastrati