Qibrije Hoxha: Rikthimi i shpresës

29.10.2017 11:25:57

Zgjedhjet komunale në Kosovë, në fakt rezultatet e këtyre zgjedhjeve nisën epokën e re të zgjimit jo vetëm të elektoratit e pasivizuar të LDK por edhe elektoratin e Kosovës në përgjithësi.

LDK doli partia më e votuar në këto zgjedhje me mbi 200 000 vota në nivel vendi.
Ky rezultat nuk është aspak befasues por për mua është befasuese koha e këtij ndryshimi të vendimeve të votuesve duke marrë parasysh se nuk kaloi shumë kohë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Arsyet janë të shumta sepse lojrat e pandershme të partive politike ose më saktësisht të njerëzve me ndikim u bënë aq të tejdukshme saqë qytetatarët nuk lejuan më që të fyhen me mashtrimet, manipulimet, shantazhet dhe gënjeshtrat që zgjatën pothuajse dy dekada.
Elektorati doli dhe tha mjaft, ne nuk do i mbyllim sytë më para këtij degradimi shoqëror, social e kulturor.
Dhe është më se e sigurtë se kësaj kthese të qytetarëve i parapriu mobilizimi i dinjitetshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarin e saj Isa Mustafa me angazhimin unikfikues të të gjithëve për të ju treguar qytetarëve se LDK don të kthehet në komunat e Kosovës, LDK ka vendosur të kthehet me duar të pastra, LDK don të kthehet për të ia kthy dinjitetin, sigurinë për jetë më të mirë dhe për ti kthy vlerat e nëpërkëmbura.
Qytetarët besuan dhe e votuan LDK. LDK po rikthehet!
U rikthye besimi në LDK sepse qytetarët dhe LDK me kandidatët e vetë folën me një gjuhë, folën hapur, folën me maturi por i thanë të gjitha me guxim.
Qytetarët i vlerësuan drejtë veprimet e LDK qoftë ato mbrenda saj po edhe në raport me ata të cilët i prenë në besë. Qytetarët e kuptuan dhe po e kuptojnë përditë e më shumë se LDK punoi me duar të pastra. Qeveria e kryesuar nga LDK me kryeministër Isa Mustafa filloi të ia lëkundi themelet korupcionit dhe punëve të pista. Kjo gjë rrezikoi të implikuarit dhe të gjithë u bënë bashkë, shkelën besën se do të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe me të gjitha metodat e mundshme dhe me presion të përditshëm rrexuan qeverinë të cilës i printe LDK për të mbajtur edhe më tutje nën kontroll kapjen e shtetit.
Këtë qytetarët e kuptuan dhe morrën guximin që ta ndryshojnë këtë gjendje.
Qytetarët janë vlerësuesit më të mirë të njerëzve që i përfaqësojnë ata. Mund të heshtin një kohë. Mund të shpresojnë një kohë te ata që iu besuan, por kjo nuk vazhdon deri në pafundësi.
Atëherë kur qytetarët binden për të vërtetën, atëherë askush nuk ka asnjë shansë të ikën nga verdikti i sovranit.
Kur sovrani bindet në sinqeritetin dhe të kundërtën e përfaqësuesve të tyre, çfarëdo shkathtësie oratorike apo tjetër bindëse të kenë ata, ndëshkimi mund të ketë veç vonesë se shpëtim jo kursesi.
Eelektorati i Kosovës nuk është naiv por është i etshëm, i etshëm për trima, i etshëm për njerëz të dijshëm, i etshëm për intelektual të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për këtë shtet të cilin me shumë mund e sakrifica e krijuam. Por elektorati ynë duke i respektu deri në pafundësi të njejtit, din të durojë dhe të presë derisa sa të bindet në të kundërtën.
Mendoj se në këto zgjedhje të 22 tetorit elektorati i Kosovës tregoi se nuk lejon më që të keqpërdoret besimi i tyre. Elektorati në këto zgjedhje bëri me dije se është i zhgënjyer nga ata të cilëve iu besoi, elektorati bëri me dije se e kuptoi se u manipulua për një kohë të gjatë dhe se nuk do të lejojë që kjo të përsëritet.
Qytetarët e Kosovës janë të lodhur, bile të lodhur shumë nga premtimet e parealizuara, nga brenga për ekzistencën e familjes, nga brenga për ardhmërinë e fëmijëve të tyre, nga skamja dhe sidomos nga pashpresa.
Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga pasiguria në jetën e përditshme. Qytarët e Kosovës janë të lodhur nga raportet e kqija, kacafytejet, fyerjet dhe joserioziteti i personaliteteve publike.
Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga e keqja që po e përjetojnë çdo ditë.
Kthesa ndodhi në këto zgjedhje, u rikthye një shkëndijë shprese.
LDK me kandidatët e saj me paraqitjet e tyre publike, me maturinë, me fjalën e mire, me argumentet shpresdhënëse, me dashurinë dhe butësinë ndaj qytetarëve të stëlodhur po e kthejnë shpresën se do të bëjnë çdo gjë për të punuar për qytetarët e Kosovës dhe jo për interesin e tyre personal.
Këta kandidatë për një muaj depunuan kohën, vetëvehten, shpirtin e tyre për të ju kthy shpresat qytetarëve dhe për të ju dhënë krah se gjithçka nuk është rrënuar, por këtä kandidatë u afruan me sinqeritet, me mirësjellje sikur të ishin një familje se jo fjalamanë me oratori boshe.
Uroj që të mirët, të sinqertit, të urtët të marrin përgjegjësitë e veta dhe të fillojë e mbara edhe në këtë Kosovën tonë.
Poqese kjo vegzë e së mirës fillon të hecën, me LDK do të fillojnë të hapen e dyert e mëdha të së mirës, të zhvillimit, të punësimit, të sundimit të ligjit dhe ardhmërisë së mirë të fëmijëve tanë.

Arban Abrashi do e fillojë këtë ringjallje në Prishtinë, kjo është vegza e parë e cila pastaj LIDH të gjitha të tjerat.

Na priftë e mbara njerëz të mirë!