Qindra qytetarë nderojnë miqtë e Kosovës në Ditën e Çlirimit

12.06.2019 11:55:11

Ka nisur ceremonia e kremtes së Ditës së Çlirimit.

Sot janë bërë 20 vite që ndërhyrja e NATO-s, mundësoi lirinë e kosovarëve.

Në këtë ceremoni përpos personaliteteve të rëndësishme, po marrin pjesë edhe qindra qytetarë, shkruan lajmi.net.

Ata janë mbledhur në sheshin ‘Skenderbeu’ për të shikuar nga afër këtë ceremoni.

Liderë institucional dhe figura tjera të rëndësishme pritet të mbajnë fjalë rasti.