QKSS: 109 zyrtarë policor hetohen për vepra penale

18.10.2016 15:21:47

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar sot raportin e dytë “Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë”, për periudhën gjashtëmujore prill-shtator 2016.

Në një njoftim për media thuhet se raporti vë në pah sfidat në rrafshin e integritetit në dy institucionet kyçe të sigurisë: Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe synon avokimin për përmirësimin, demokratizimin dhe profesionalizimin në mënyre të vazhdueshme të këtyre institucioneve.

“I ndarë në dy pjesë,raporti trajton çështje që lidhen me sfidat në menaxhimin e burimeve njerëzore në PK dhe FSK, profesionalizimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm si dhe efikasitetin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në këto dy institucione”, thuhet në njoftim.

Ja gjetjet e raportit të QKSS-së:

• PK-ja akoma ka pozita të caktuara që udhëhiqen nga ushtrues të detyrës. Edhe pse nga viti në vit ky trend është në rënie, gjatë vitit 2016 janë evidentuar gjashtë sosh.

• Janë vërejtur dobësi sa i përket dosjeve të personelit të PK-së. Institucionet që mbikëqyrin PK-në kanë raportuar se gjatë vitit 2015 ka pasur raste kur kontratat e punës të të punësuarve në Polici nuk azhurnohen dhe në disa raste nuk bëhet as vlerësimi i performancës së punës së personelit të PK-së.

• Çështja e pensionimit të parakohshëm të zyrtarëve policorë vazhdon të zvarritet nga Qeveria e Kosovës. Projektligji që rregullon këtë çështje ende nuk është miratuar nga Qeveria dhe as nga Kuvendi i Kosovës. Kjo mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në ngadalësimin e reformave brenda PK-së.

• Ende nuk janë rregulluar dy çështje që ndërlidhen ngushtë me punën e personelit te PK-së: (i) sigurimi shëndetësor dhe (ii) sigurimi jetësor në rast të humbjes së jetës apo invalidimit të zyrtarëve policorë gjatë punës zyrtare. As njërën e as tjetrën nuk e gëzojnë personeli policor.

• Në disa raste Policia e Kosovës nuk vepron në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik. Ka pasur dobësi në hartimin e dosjeve të tenderit nga Policia, ku ishte e kufizuar pjesëmarrja e më shume operatorëve ekonomikë për aktivitetet e prokurimit publik të Policisë.

• Ka pasur vonesa në përmbushjen me kohë të projekteve dhe kontratave të Policisë nga ana e operatoreve ekonomikë. Andaj nevojitet të ketë mbikëqyrje më të mirë në realizimin e punëve.

• Policia e Kosovës, në disa raste, ka dështuar të ekzekutojë pagesa ndaj operatorëve ekonomikë, duke mos i respektuar afatet ligjore. Kjo ka rritur rrezikune pagesave shtesësi dëmshpërblim ndaj operatorëve ekonomikë.

• Sfidë për Policinë e Kosovës është edhe menaxhimi i pasurisë, sidomos nëfushën e automjeteve. Qindra automjete të Policisë, nga viti 2012, presin riparimin dhe mirëmbajtjen për shkak të arsyeve të ndryshme.

• Gjatë kësaj periudhe raportuese (prill- shtator 2016) zyrtarë policorë kanë qenëtë përfshirë si të dyshuar për vepra penale dhe shkelje të detyrave zyrtare. Rasti i arrestimit të një polici qëtransportonte narkotikë dhe shpërfillja e detyrës zyrtarenga zyrtarët policorë në raste tëcaktuaradëshmojnë për nevojën e forcimittë mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës.

• Gjatë gjysmës së parë tëvitit 2016 Inspektorati Policor i Kosovës ka hetuar 109 zyrtarë policorë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, ndërsa ka rekomanduarsuspendimin e 24 zyrtarëve policorë si të dyshuar për vepra penale. Megjithatë,ky institucion duhet të jetë me aktiv sa i përket mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës

Gjetjet për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK):

• MFSK në korrik të vitit 2016 ka hartuar planin e integritetit me qëllim të ngritjes dhe forcimit të integritetit në MFSK. Menaxhimi i burimeve njerëzore, prokurimi publik, kontrolli i brendshëm dhe parandalimi i konfliktit të interesit përbëjnë fushat ku do të kërkohet punë konkrete në periudhën 2016-2018.

• Struktura aktuale e MFSK-së duhet të rishikohet duke iu përgjigjur kësisoj kërkesave për llogaridhënie. Njësia e Auditimit të Brendshëm duhet të parashihet me strukturë dhe organogram që t‘i përgjigjet direkt ministrit të MFSK-së.

• Qeveria, MFSK-ja, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe agjencitë tjera të prokurimit publik ende nuk i kanë filluar procedurat për hartimin e rregullores e cila përcakton procedurat e prokurimit publik për institucionet e sigurisë dhe MFSK-së, e cila duhet të jetë derivat i Nenit 3 të Ligjit të Prokurimit Publik.

• Monitorimi i zbatimit të kontratave të lidhura me operatorët ekonomik vazhdon të përbëjë problem për FSK-nëpër shkak të numrit të vogël të menaxherëve të caktuar për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave në krahasim me numrin e kontratave të lidhur ndërmjet MFSK-së dhe operatorëve ekonomik.

• MFSK-ja ka mungesë të analizave të hulumtimit të çmimeve të tregut. Për pasojë nuk bëhet ndonjë analizë paraprake lidhur me çmimet të cilat ofrohen nga ana e operatorëve ekonomik, sidomos për produkte dhe pajisje të mbrojtjes.

• Përshkrimi i vendeve të punës për zyrtarët dhe pjesëtarët e MFSK-së ende vazhdon të jetë sfidë për këtë institucion. Përshkrimi i vendeve të punës ekziston, por ky përshkrim është më shumë gjithëpërfshirës, dhe në të shumtën e rasteve përshkrimi i detyrave të vendit të punës, nuk është në harmoni me aktivitetet dhe punët të cilët i kryejnë në praktikë.

• Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ende nuk ka adresuar në tërësi çështjen për disa zyrtarë të MFSK-së , të cilat janë të punësuar me kontratë mbi vepër.

• Praktika e thirrjes së anëtarëve të njëjtë në bordet për vlerësim dhe gradim duhet të rishikohet dhe të rregullohet në MFSK. Kjo duhet të bëhet përmes ndryshimit të legjislacionet apo rregulloreve, të cilat përcaktojnë përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve për gradim dhe vlerësim.

• Prej 34 rekomandimeve të dhëna nga Njësia e Auditimit të Brendshëm për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovë në vitin 2015, 11 rekomandime janë zbatuar plotësisht nga ana e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, 17 prej tyre janë në proces të zbatimit, kurse 6 rekomandime ende nuk janë zbatuar;