Qofte me djathë

24.10.2016 16:07:16

Përbërësit:

– 500 g mish të bluar viçi,
– 150 g mozzarella apo djathë tjetër,
– Një copë bukë bajat,
– Një qepë,
– Një vezë,
– Një thelb hudhre,
– 2 lugë majdanoz të grirë,
– Një lugë borzilok të tharë,
– Një lugë mustardë,
– Një lugë vaj ulliri,
– Spec i bluar i kuq (sa mund të kapësh me një gisht),
– Kripë,
– Piper,
– Vaj për fërgim

Përgatitja:

Copën e bukës njomeni në ujë të vakët apo në qumësht.

Mozzarella (ose djathi tjetër) pritet në 20 kube. Qepën dhe hudhrën qërojeni e grijeni.

Në vajin e nxehur shkurt fërgoni kubet e qepës dhe të hudhrës, hiqni nga zjarri dhe ftohni.

Në enë qitni mishin e bluar, shtoni bukën e kulluar, vezët, qepën e fërguar, majdanozin, borzilokun, specin e kuq të bluar, mustardën, qitni kripë dhe piper, përzieni mirë dhe bëni 20 qofte të vogla me katrorë mocarele në mes.

Fërgoni në vaj të nxehtë rreth 10 minuta, duke i rrotulluar vazhdimisht.

Servoni me sallata të ndryshme, me salcë të kuqe apo të bardhë, patate të fërguara….