Qortohet Lista Serbe

15.08.2016 15:54:29

Forumi Kombëtar i Serbisë beson se ‘Lista Serbe’ është ngritur nga “mandati i logjikës politike”, duke ofruar, siç ka thënë, përkrahjen për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi e për kompensim të kërkojë vendosjen e bazave mobile të Telekom Serbija.

Siç shkruan në kumtesën e SNF-së që e përcjell radiokim, lidhur me deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të listës “Srpska” në Parlamentin e Kosovës, se përmes kësaj liste do të jepet përkrahje e plotë votimit të Marrëveshjes për demarkacion për kufirin me Malin e Zi nëse Kosova mundëson vendosjen e stacioneve bazë mobile të Telekomit të Serbisë (MTS), me “tmerrim konstaton se kësaj radhe “Srpska” vërtet ka kaluar të gjithë kufijtë si të mandatit ashtu edhe të logjikës politike”, transmeton Indeksonline.

“Me këtë rast, serbët”  vënë pyetjen e  më poshtme e cila pritet të marrë përgjigje se si Slavko Simic dhe mandati i Serbisë “ për të marrë vendime për çështjet e shtetit të Republikës së Serbisë? A udhëzimet e marra ‘serbe’ për këtë vendim të paarsyeshëm të dikujt nga Beogradi, dhe nëse po, nga kush?

Lidhur me këtë, SNF shtron pyetjen: Prej nga Slavko Simiqit dhe “Srpsk”-as mandati të vendosë për çështje shtetërore të Serbisë? A ka marrë “Srpska” instruksione për këtë këmbim dhe nga kush”, pyet SNF.

“A është kjo deklaratë uverturë e ‘Srpskas’ që para takimit të sotëm në Bruksel Marko Gjuriqin ta poentojë sërish 5:0”, duke shtuar se cili është hapi i ardhshëm i “Srpska-s”? Ta votojë Ushtrinë e Kosovës e për këtë të marrë një TV kolor?”, përfundon deklarata.