Quni i reagon Veselit, për tradhtinë

19.01.2019 18:26:39

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili deklaroi se qeverinë Mustafa e rrëzuan deputetët e saj, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni.

Përmes një shkrimi në Facebook, Quni ka shkruar se për tradhtinë duke përdorur raportin komandant-ushtar.

“Tradhti është t’i japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti t’ia mbathësh vrapit, ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hedhësh në rrugë”, ka thënë Quni.

Shkrimi i plotë

Tradhti është:

Ta dërgosh ushtarin në luftë me pushkë bosh, të paushqyer dhe të pastërvitur.

Ta drejtosh pushkën në vëllain tënd.

Të përfitosh pasuri nga paratë e mbledhura për ushqim, municion dhe fasha për të plagosurit.

T’i japësh urdhër ushtarit “përpara”, e ti t’ia mbathësh vrapit.

Ta çarmatosësh luftëtarin pas lufte dhe ta hedhësh në rrugë.

Të sajosh historinë se ti je shpëtimtari i kombit e të tjerët janë tradhtar.

T’ua mbyllësh gojën atyre që flasin të vërtetën.

Ta përbuzësh mësuesin, letrarin, mjekun, minatorin, studentin…. se ti je “luftëtari”.

Ta rrënosh shtetin sa herë që t’i frikësohesh gjykimit.

Ta mbash popullin në frikë duke shpifur armiqtë brenda tij.

Ta mbulosh tradhtinë me tradhti!