Qytetarët: Bisedimet me Serbinë të ndërpriten menjëherë (Video)

14.01.2017 10:37:02

Pas arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj janë shtuar zërat se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten menjëherë.

Kështu mendojnë edhe qytetarët e Kosovës. Ata e shohin të paarsyeshëm vazhdimin e dialogut me palën serbe.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me vazhdën e këtyre bisedimeve.

“Menjëherë duhet të ndërpriten, pa asnjë dyshim”, ka thënë një qytetar.

Ndërsa një tjetër ka thënë se bisedimet nuk është dashtë të fillojnë me këto kushte të Serbisë.

“Është dashtë më moti të ndërpriten, tani jemi shumë vonë”, ka thënë një tjetër.

“Normal që duhet me u ndërpre, e shihni tani edhe Ramushin e kanë marrë prapë edhe pse u shpallë i pafajshëm”, është shprehur një qytetar.

Ndërsa ka të tillë që nuk iu intereson kjo çështje pasi që “nuk mund të bisedojnë as me gratë e tyre”.