Qytetarët e Maqedonisë të dytët më në numër për azilkërkues në Islandë

22.09.2016 17:48:34

Bruksel – Zyra për Statistika Evropiane (Eurostat) ka publikuar numrat dhe përqindjet e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në tremujorin e dytë të këtij viti (nga prilli deri në qershor të vitit 2016) në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane të tregtisë së lirë (EFTA)

Qytetarët e Maqedonisë, sipas përqindjes, janë të dytët më në numër për azilkërkues në Islandë. Nga 135 njerëz të cilët kanë kërkuar azil në Islandë, të parër janë shqiptarët edhe atë (35) dhe të dytët janë maqedonasit prej të cilëve 15 persona kanë dhënë dokumente për të kërkuar azil në këtë vend, ose 11 përqind e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Të tjerë ishin pakistanezët (10 persona kanë aplikuar për azil).

Ajo çfarë është pozitive për Maqedoninë është se në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku 305,715 njerëz kanë kërkuar azil në tremujorin e dytë të këtij viti, në tre vendet e para të azilkërkuesve nuk ka qytetarë të Maqedonisë. Përqindja më e lartë e azilkërkuesve në BE ishin qytetarë të Sirisë (30 përqind), të ndjekur nga afganët (16%) dhe qytetarët e Irakut (11%).

Nga vendet e Maqedonisë fqinje, qytetarët e Shqipërisë sipas përqindjes së kërkuesve të azilit janë të parët në Holandë (365 persona nga 2.920 kërkesa për azil), dhe të tretët në Luksemburg, Francë, Irlandë. Të dytët për nga numri i azilkërkuesve në Luksemburg janë shtetasit e Kosovës (55 persona apo 13 përqind).