Qytetarët fillojnë të mblidhen për protestën e sotme (Foto)

15.08.2016 11:37:12

Një grup qytetarësh mblidhen sot për të pestën herë në mënyrë simbolike për të protestuar korrupsionin dhe aferat e ndryshme në Kosovë.

Qytetarët në fjalë tashmë janë duke u bashkuar pikërisht para Kinemasë ‘ABC’ në Prishtinë në mënyrë që të mblidhen për të vazhduar në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Duhet përkujtuar që protesta është zhvilluar edhe katër herë më parë por që ka qenë e qetë dhe pa zhvillime dramatike.