Qytetarët globalë, bishtëruesit kombëtarë

12.02.2017 14:04:06

Ndjesia e të qenët qytetar i botës, që prek shumë njerëz që duan të mirën globale, nuk duhet të çojë në shmangie të detyrimeve të shtetësisë në një organizim të caktuar politik.

Nga Dani Rodrik (Project Syndicate)

Tetorin e shkuar, kryeministrja britanike Theresa May shokoi shumëkënd kur përçoi idenë e qytetarisë globale. “Nëse besoni se jeni qytetar i botës,” tha ajo, “jeni qytetar i askundit”. Deklarata e saj u prit me tallje dhe alarm në median fi nanciare dhe mes analistëve liberalë. “Forma më e dobishme e qytetarisë këto kohë,” një analist fi lloi t’i shpjegonte asaj, “është ajo që nuk i dedikohet vetëm mirëqenies së një komune në Berkishire, le të themi, por të gjithë planetit”. Economist e quajti atë një kthesë ‘iliberale’. Një studiues e akuzoi atë për hedhje poshtë të vlerave të Iluminizmit dhe paralajmëroi për ‘jehona të 1933” në fjalimin e saj. Unë e di se ç’pamje ka një “qytetar global”: shoh një shembull ideal sa herë dal në pasqyrë. Jam rritur në një vend, kam jetuar në një tjetër dhe mbaj pasaportën e të dyve. Shkruaj mbi ekonominë globale dhe puna më dërgon në vende shumë të largëta. E kaloj shumicën e kohës duke udhëtuar në vende të tjera më shumë sesa në dy shtetet që i mbaj shtetësinë. Shumica e kolegëve të mi të punës janë po ashtu të lindur jashtë. I përpij lajmet ndërkombëtare, ndërsa gazeta ime me lajme nga vendi mbetet e pahapur shumicën e kohës. Në sport, nuk ia kam idenë se si po i ecën skuadrës lokale, por jam një tifoz i përkushtuar në një skuadër futbolli në anën tjetër të Atlantikut. Dhe megjithatë deklarata e May, me sjell diçka në mendje. Ajo përmban një të vërtetë thelbësore – shpërfi llja ndaj të cilës tregon shumë rreth mënyrës se si ne – elita fi nanciare, politike dhe teknokratike e botës – e distancuam veten nga bashkëatdhetarët tanë dhe humbëm besimin e tyre. Le të fi llojmë së pari me kuptimin e fjalës “shtetas”. Fjalori anglisht i Oksfordit e përkufi zon atë si “një subjekt i njohur ligjërisht apo shtetas në një shtet apo komonuelth”. Kështu shtetësia prezumon një organizim shtetëror, ku dikush është anëtar. Vendet kanë organizime të tilla; bota nuk ka. Përkrahësit e qytetarisë globale shpejt vërejnë se nuk e kanë për kuptimin literal. Ata po mendojnë në mënyrë fi gurative. Revolucionet teknologjike në globalizimin e komunikimit dhe ekonomisë kanë bërë bashkë shtetas të vendeve të ndryshme, argumentojnë ata. Bota është tkurrur dhe ne duhet të veprojmë duke mbajtur në mendje pasojat globale. Dhe përveç kësaj, ne të gjithë kemi identitete të shumëfi shta, që mbivendosen. Shtetësia globale ndërhyn në detyrimet tona kombëtare. Mirë e bukur. Por çfarë bëjnë në të vërtetë qytetarët e globit? Shtetësia e vërtetë përfshin ndërveprimin me shtetas të tjerë në komunitetin e përbashkët politik. Nënkupton llogaridhënie nga vendimmarrësit dhe pjesëmarrje në politikë për të kontribuar në rezultatet e politikës. Në proces, idetë e mia janë dëshira që përballen dhe testohen me ato të shtetasve të tjerë. Qytetarët global nuk kanë të drejta apo përgjegjësi të ngjashme. Askush nuk i jep atyre llogari dhe ata nuk kanë pse justifi kohen diku. Ata formojnë komunitete me individë që kanë ide të ngjashme në vend të tjera. Homologët e tyre nuk janë shtetas të ndonjë vendi tjetër por “qytetarë të botës” të vetëshpallur në vende të tjera. Sigurisht, qytetarët e botës kanë akses në sistemet e tyre politike në atdhe për të çuar përpara idetë e tyre. Por përfaqësues politikë zgjidhen për të çuar përpara interesat e njerëzve që i japin atyre postin. Qeveritë kombëtare supozohet të kujdesen për interesat tona kombëtare dhe ta bëjnë këtë mirë. Kjo nuk përjashton mundësinë e veprimit të të zgjedhurve sipas interesave të veta, duke sjellë pasoja për të tjerët. Por çfarë ndodh kur mirëqenia e vendasve bie në konfl ikt me mirëqenien e të huajve – siç ndodh shpesh? A nuk është mosmarrja parasysh e bashkëatdhetarëve të tyre në situata të caktuara ajo që i jep elitave kozmopolitane emër të keq? Qytetarët e botës shqetësohen se interesat e përbashkëta globale mund të dëmtohen kur secila qeveri ndjek interesat e saj të ngushta. Kjo është sigurisht një çështje shqetësuese që lidhet me të mirën globale, si për shembull ndryshimi klimatik apo epidemitë. Por në shumicën e zonave ekonomike – taksat, politikat tregtare, stabiliteti fi nanciar, menaxhimi fi skal dhe monetar – diçka që ka kuptim nga aspekti global gjithashtu ka kuptim nga një perspektivë vendase. Ekonomia thotë se vendet duhet të mbajnë kufi j ekonomik të hapur, të kenë rregullim të kujdesshme dhe stabël dhe politika të punësimit të plotë, jo sepse janë të mira për vende të tjera, por sepse shërbejnë për të zgjeruar ekonominë vendase. Sigurisht, dështimet e politikave – për shembull, proteksionizmi – ndodhin në të gjitha këto zona. Por ato refl ektojnë qeverisje të keqe vendore, jo mungesë të kozmopolitanizmit. Ato vijnë ose nga paaftësia e elitave politike për të bindur elektoratin rreth përfi timeve të alternativës ose nga mungesa e vullnetit për të bërë rregullime që do të sigurojnë përçim të përfi timeve te kushdo. Fshehja pas kozmopolitanizmit në shembuj të tillë – kur shtyhen përpara marrëveshje tregtare, për shembull – është një zëvendësues i dobët për fi toren e betejave politike. Dhe zhvlerëson kozmopolitanizmit kur ne kemi vërtet nevojë për të, siç është rasti i luftës kundër ngrohjes globale. Tensioni mes identiteteve tona të shumta – lokale, kombëtare, globale – është analizuar më së miri nga fi lozofi Kwame Anthony Appiah. Në këtë periudhë të “ndryshimeve planetare dhe ndërlidhjes mes vendeve”, ai shkroi në përgjigje të deklaratës së May, “nevoja s’ka qenë kurrë më shumë se kaq e fortë për një ndjesi të fatit njerëzor të përbashkët”. Është vështirë të mos biesh dakord. Megjithatë kozmopolitanët shpesh vijnë në formën e protagonistit nga Vëllezërit Karamazov të Dostojevskit që zbulon se sa më shumë e do njerëzimit në përgjithësi, aq më pak i do njerëzit në veçanti. Shtetasit e botës duhet të tregojnë kujdes që synimet e tyre fi snike të mos kthehen në justifi kim për shmangie të detyrimeve të tyre kundrejt bashkëatdhetarëve. Na duhet të jetojmë në botën që kemi, me të gjitha përçarjet e saj politike dhe jo në botën që do të donim të kishim. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer interesave globale është të jetojmë sipas përgjegjësive tona brenda institucioneve politike që kanë rëndësi: ato që ekzistojnë.