Qytetarët në kohë të parashtrojnë kërkesa për elaborate për legalizim

22.07.2016 13:48:40

Edhe 190.000 elaborate për legalizim të ndërtimeve pa leje duhet të përgatisin firmat gjeodezike, nga të cilat 110.000 deri në fund të vitit, kur skadon afati ligjor për dorëzim deri te komunat për kompletimin e dokumentacionit. Qytetarët, apeluan sot nga Kadastra dhe nga Oda e Gjeodetëve, që duhet në kohë të porositin elaborate nga firmat gjeodezike që ata të kenë kohë t’i bëjnë.

Fluksi i kërkesave për elaborate sipas drejtorit të Odës Goran Jovanovski është rritur. Firmat gjeodezike, sipas tij, shumë më shpejtë marrin të dhëna për përpunimin e elaborateve me vendosjen e softueirt të ri nga kadastra e­kat, me çka elaborati gjeodezik mund të përpunohet edhe për një ditë. Kadastra deri më tani ka dhënë flet­pronësi për legalizimin e 156.344 objekteve të ndërtuara apa leje. Deri te komunat gjithsej janë parashtruar 440.000 kërkesa për legalizim, nga të cilat në afatin e parë 360.000, ndërsa në të dytin edhe 80.000.

Në fund të vitit skadon edhe afati për dorëzimin e elaborateve për legalizimin e objekteve infrastrukturore deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe komunat, për të cilat është dorëzuar kërkesë deri më 3 shtator të vitit 2011. Bartësit e objekteve infrastrukturore, gjithashtu, duhet në kohë të kërkojnë përgatitje të elaborateve, duke pas parasysh se duhet të maten qindra mijëra kilometra infrastrukturë, tha drejtori i Kadastrës Sllavçe Tërpevski.

Për përshpejtimin e procesit të legalizimit të objekteve infrastrukturore sot u mbajt takim i rregullt i ekspertëve nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Odës së Gjeodetëve dhe përfaqësuesve nga operatorët telekomunikuese të Maqedonisë.