Qytetarët në Kumanovë ndjehen të frikësuar nga prania e qenve endacak

02.04.2017 16:42:18

Pas incidenteve të fundit në disa qytete të Maqedonisë, nga kafshimi i qenve endacak ku pati edhe viktima, qytetarët e Kumanovës ndjehen të frikësuar nga prania e madhe e qenve helmues në pjesën periferike, por edhe në qendër të qytetit.

“Po po kohëve të fundit qent endacak janë përhapur shumë, sigurisht se kemi frig si ne të rriturit por edhe fëmijët sepse mund të na sulmojnë. Duhet komuna të marre masa sepse kohën e fundit po ka gjith kah qen endacak”

“Unë banoj në ndërtesë dhe gjatë tërë natës këta qen lehin, është rezik si për fëmijët poe edhe për ne të moshuarit, janë përmbi 20 të cilët gjithë ditën enden nëpër shesh”, shprehen qytetarët.

Ndërkohë që kreu i Kumanovës, Zoran Damjanovski, thotë se qentë endacak po sillen me kamionë nga Shkupi që po shkakton problem plotësues për zgjidhjen e këtij problem.

Deri tani në qytetin e Kumanovës nuk është regjistruar ndonjë rast i sulmit të qenve endacak ndaj qytetarëve.