Qytetarët po paraqiten dita ditës në KSHZ

16.08.2016 14:18:30

Deri në ditën e sotme në mesditë, në Komisioni Shtetëror Zgjedhor janë paraqitur gjithsej 5526 qytetarë për të vërtetuar se nuk janë votues fiktiv.

Nga ky numër, 2473 janë paraqitur në njësitë rajonale të KSHZ-së, kurse 3053 prej tyre, verifikimin e kanë bërë përmes aplikacionit në faqen e internetit të KSHZ-së.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, më së shumëti qytetarë janë paraqitur në Çair, 748, pastaj në Tetovë, 382, Kumanovë, 379 dhe Saraj, 371.

Afati i fundit që qytetarët e gjendur në listën fiktive të verifikojnë se nuk janë votues të tillë, është deri më 19 gusht të këtij viti.