Qytetarët po zhvaten nga zyrtarët e PDK-së, tha Tërmkolli

04.05.2017 11:45:57

Deputetja më e zëshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për zhvatje të shtetit.

“KEK-u është shkatërruar shumë nga Qeveria e mëhershme dhe po vazhdon të shkatërrohet edhe tani nga ata zyrtarë të qeverisë së mëhershme. Angazhimi i PDK-së është punësimi enorm i militantëve të saj duke shmangur qytetarët që kanë qenë të dëmtuar”, ka thënë Tërmkolli.