Qytetari i kërkon Shpend Ahmetit t’ia mbyllë gropën në rrugën

22.12.2016 18:03:55

Komuna e Prishtinës që disa javë po merr ankesa dhe shkresa për përmirësimin e infrastrukturës së lagjeve të ndryshme në kryeqytet. Kërkesat po parashtrohen online në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës.

Komuna, kërkesën e fundit e ka marrë nga një banorë i lagjes “Bregu i Diellit”, për asfaltimin e një grope e cila gjendet në Rrugën “Qamil Bala”, në “Bregun e Diellit”.

Komuna e Prishtinës para disa ditëve e ka lëshuar në qarkullim Platforma digjitale për pjesëmarrje publike.

Kjo Platformë do t’u mundësojë qytetarëve që të prezantojnë projektet e tyre për rregullimin e lagjeve të tyre, dhe ato projekte do të mund të votohen nga banorët e asaj lagjeje. Platforma është bërë në bashkëpunim me OSBE-në dhe deri në Janar të vitit të ardhshëm do të jetë në testim.