Qytetarja e thumbon moderatorin: Sa para të jep Gruevski?

02.09.2016 13:41:02

Janko Ilkovsk, moderatori i emisionit ”Jadi Burek” shumë herë ka qenë vitkimë e talljeve që qytetarët ia bëjnë nëpërmjet linjës telefonike. Këtë herë Ilkovski ka qenë viktimë e një qytetareje që ”është interesuar” se sa para merr ky moderator që në emisionet e tij.

”Përshëndetje Janko, dua të të pyes se sa para ju jep Gruevski që çdo natë e lavdëroni dhe e ngrisni në qiell?”

Në këtë pyetje moderatori Ilkovski u përgjigj ”Shumë para më jep, kaq para më jep për të blerë Citroën 5 të ri prej 38 mijë euro. Tash kur do të dal prej emisioni ejani të shihni se si më pret njeriu i tij me një qese me para. Sigurisht më jep më shumë para se qiraja që paguan Radmilla Sheqerinska.” tha mes tjerash Janko Ilkovski, i njohur si Janko Burek.