Qytetet me ajrin më të ndotur në botë, Prishtina radhitet e treta

20.12.2018 23:46:07

Po vazhdon problemi i ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Tashmë është bërë e njohur. Prishtina gjatë stinës së ftohtë të dimrit, radhitet gjithmonë në vendet e para në botë për ndotje të ajrit, shkruan lajmi.net.

Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të ketë të njëjtat probleme edhe pas tentimeve të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë për Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor që të mos djeget thëngjill.

Sonte, Prishtina është e treta në botë për nga ndotja e ajrit, ku koeficienti mbërrin në 399pm.