Qyteti i Karantinës/ Poezi nga Bardhyl Londo

30.04.2020 11:09:40
QYTETI I KARANTINES
Ne kete qytet dielli lind ne mbremje dhe perendon ne agim,
Ketu ne dasma qajne dhe ne funerale qeshin.
Ketu burgun e quajn liri,dhe lirine burg,
Ketu dehen me uje dhe etjen e shuajne me raki,
Ketu rendin gjithe jetes dhe s’arrijne askund,
Ketu rrine shtrire ne divan dhe mberrijne gjer ne Alaske,
Ketu rrugen e maternitetit e ngaterrojne, te varrezave e gjejne symbyllur,
Ketu cmendinen e kane disko dhe diskon cmendine,
Ketu lindin te thinjur dhe vdesin femije,
Ketu alfabeti fillon me Zh dhe mbaron me A,
Ketu kryeministri del me brekushe, kopshtari rri me kollare,
Ketu flasin shqip por s kuptojne asnje fjale,
Ketu flejne gjithe diten, naten bejne punet e shtepise,
Ketu te krishteret falen ne xhami, myslymanet ne kishe,
Ketu prifterinjte luten arabisht, hoxha kendon latinisht,
Ketu merren vesh me gjithe boten, njeri tjetrin s’e kuptojne kurre,
Ketu kurre s’e kupton a je gjalle apo ke vdekur.
Karantine, mars 2020