Qyteti i Shkupit dëmshpërblen familjet e të vdekurve me nga 3000 euro

07.08.2016 16:07:07

Pas kërkesës së Komitetit për menaxhim me kriza drejtuar qeverisë së Maqedonisë, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme 15 ditore për rajonet e përmbytura nga rreshjet e dendura të shiut të mbrëmshëm, në ora 16 pritet që të mbahet një mbledhje qeveritare.

Sipas informacioneve të disa mediumeve, pritet që qeveria të shpallë ditë zie, ndërkaq rajoni i Tetovës dhe Shkupit të shpallen si rajone të krizës.

Ndërkaq në mbledhjen e jashtëzakonshme të qytetit të Shkupit, u tha se një shumë prej 3000 euro dëmshpërblim do t’u jepet familjeve të të vdekurve.