Qyteti që e largoi ISIS-in provon lirinë, qytetarët rruhen dhe puthen në rrugë

13.08.2016 18:01:55

Banorët e qytetir Manbixha në Siri festojnë lirimin nga ISIS. Ata kanë dalë në rrugë, ku kanë filluar t’i përjetojnë për herë të parë pas dy vjetësh të drejtat bazike, siç janë qethja, rroja apo edhe thithja e duhanit.

Trupat opozitare siriane me mbështetjen e SHBA-ve kanë marrë në kontroll të plotë qytetin verior Manbixha në afërsi të kufirit me Turqinë, pasi që luftëtarët e fundit të ISIS-it janë larguar nga qyteti, ka njoftuar zëdhënësi i trupave demokratike siriane (SDF), Sarfan Darvish, transmeton lajmi.net.

Ai për Reuters ka thënë se SDF po kontrollojnë qytetin pas largimit të grupeve të fundit të terroristëve të cilët ishin barrikaduar në Manbixha dhe ka shtuar se trupat opozitare siriane kanë liruar më shumë se 2000 civilë të cilin ishin mbajtur si pengje.

“Qyteti tash është plotësisht nën kontrollin tonë, por tash kemi ndërmarrë operacione të spastrimit”, ka thënë Darvish.