Radhe e Europa League, Skënderbeu pret Partizanin e Beogradi

19.10.2017 08:24:06

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë të fazës së grupeve në Europa League

Skuadra shqiptare, KF Skënderbeu sonte do të ketë një përballje shumë të rëndësishme, kur në Elbasan e pret Partizanin e Beogradit.

Skënderbeu në këtë takim do të luaj për fitoren e parë, pas një humbje dhe një barazimi, ashtu sikurse dhe skuadra serbe.

Ky do të jetë takimi i parë i Skënderbeut me Partizanin dhe ndonjë skuadër tjetër nga Serbia.

Sonte do të luajnë edhe dy skuadrat tjera të mëdha, Arsenal dhe Milan.

Skuadra e Arsenalit do të luaj në Beograd ndaj Crvena Zvezdës, ndërsa Milan në San Siro do të pres AEK Athinën.