Radonçiq u përgjigjet pyetjeve të prokurorit

28.10.2016 10:49:06

Politikani boshnjak Fahrudin Radonçiq po dëshmon edhe sot në gjykimin e Naser Kelmendit.

Fahrudin Radonçiq, deputeti i Bosnjës e Hercegovinës dhe themeluesi e kryetari i partisë Unioni për një të Ardhme më të Mirë është ehe sot dëshmitar në gjykimin e Naser Kelmendit që mes tjerash akuzohet për vepra që lidhen me trafikim narkotikësh.

Radonçiq sot pritet të merret në pyetje nga prokurori Andrew Hughes.

Radonçiq që para se të bëhej politikan, ishte pronar mediesh në Bosnjë dëshmoi edhe dje në gjykimin e Kelmendit.

Tha se me të akuzuarin ishte takuar në vitin 2005 ose 2006, pasi tha se Kelmendi ishte njëri nga shumë partnerët e bizneseve të tij.