Raiola befason të gjithë: Ende nuk ka marrëveshje për Pogban

29.07.2016 18:34:03

Mino Raiola ka shkruar në twitter se Juventusi dhe Manchester Unitedi nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e Paul Pogbas.

“Nuk ka marrëveshje mes dy klubeve. Është lojë mes shtypit italian e atij britanik se cilët e japin lajmin të parët dhe se cilët janë gabim”, ka shkruar Raiola në Twitter.

Sot gjatë ditës qarkulluan lajme se Pogba ka kryer testet mjekësore dhe do të bashkohet me Unitedin.

Juventusi nuk është duke hequr dorë nga çmimi i tij prej 120 milionë euro.