Rajoy i vendosur të riemërohet kryeministër i Spanjës

18.08.2016 23:19:04

Konservatori spanjoll, Mariano Rajoy njoftoi sot se ishte në tentativa për të marrë votëbesimin e deputetëve më datën 30 gusht për t’u riemëruar në krye të qeverisë, i rrezikuar të dështojë përballë pengesave të socialistëve.

Pas tetë muaj ngërçi politik asnjë figurë politike nuk mund të garantojë se vendi mund të kalojë këtë fazë të vështirë politike, transmeton atsh.

Prej zgjedhjeve legjislative të dhjetorit 2015 dhe të qershorit 2016, partitë e reja e ato të konsoliduara në planin politik nuk kanë mundur të bien dakort për një qeveri që do të ketë shumicën në parlament. Kreu i qeverisë në ikje kishte një funksion të përkohshëm.