Rakiq: Nuk do të vijë ROSU në veri, muri do të jetë i lartë 120 cm

04.02.2017 14:02:08

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, kryetari i Komunës, Goran Rakiq, ka thënë se nuk ka arsye për shqetësim pasi nuk do të ketë hapa të njëanshëm lidhur me murin ne veri.

Rakiq, duke folur para kuvendarëve ka thënë se nuk do të vijë në veri Njësia speciale ROSU për rrënimin e këtij muri”.

“Dua të ju njoftoj se para disa ditësh kemi pasur një takim në Rashkë me Vuçiqin dhe me përfaqësues serb. E njoftuam kryeministrin se si qytetarët serbë gjenden një situatë të vështirë. Arseja e kësaj janë fjalët nxitëse nga politikanët e Prishtinës”, ka thënë Rakiq.

Ai po ashtu tha se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ta që të rrinë të qetë.

“Komuna jonë ka qëndruar qetë dhe nuk ka rënë në provokim të fjalëve nxitëse që kanë ardh nga Prishtina”, theksoi tutje Rakiq.

Ai duke iu referuar marrëveshjen e arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Qeverinë e Kosovës për hapat që do të ndërmerren në lidhje me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, tha se “çdo gjë për të cilën janë marrë vesh e kanë vënë në letër.

“Çdo gjë e kemi vënë në letër në bashkëpunim me ministrin Shala. Ka nënshkrime në marrëveshje edhe të Isa Mustafës, Apostolvës, amabasadorit amerikan dhe zëvendësministrit Stojanoviq”, tha Rakiq.

Kuvendarëve iu është prezentuar maketa se si do të duket ura dhe “muri” në bazë të projektit, sipas të cilit muri dpo të jetë i lartë 120 cm.

Seanca po mbahet në ambientet e Zyrës Administrative në Komunën e Mitrovicës së Veriut.