Rama: Do të vazhdojmë të çelim stacione të përbashkëta konsullore për shqiptarët

10.10.2017 18:37:35

Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama ka komentuar në facebook ngritjen e dy flamujve, të Kosovës dhe Shqipërisë në Konsullatën shqiptare të Milanos.

Në një fotografi të publikuar ai ka shkruar se do të vazhdojnë me hapjen e stacioneve të përbashkëta, për shërbimet konsullore për shqiptarët në botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos. Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, ka shkruar Rama në facebook.

Hapja e konsullatave të përbashkëta, është në kuadër të marrëveshje të përbashkëta ndërmjet kryeministrit Rama dhe Haradinaj.

Ata ditë më parë patën një takim, ku u dakorduan edhe për çështje tjera.

Image may contain: house and outdoor