Rama: Do zgjerojmë listën e barnave të rimbursueshme

04.12.2016 17:22:53

Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama foli për buxhetin e vitit 2017, që u miratua të enjten në Kuvend. Ai e cilësoi arritje miratimin e buxhetit.

Rama tha se janë shlyer 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. Veç kësaj, ai theksoi se do të thellohen reformat në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin një shërbim më të mirë dhe pa kosto.

Ai bëri me dije se do të rritet lista e barnave të rimbursueshme. Rama pohoi se 600 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga skema e re.

“Vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë në një vit 100 mln dollarë. Kemi postuar 440 mln dollarë në 4 vjet. Rritje të rrogave për policinë e Shtetit. Mos harroni se na është dashur të shlyejmë një 720 mln dollarë borxhe të fshehur mbi tavolinë sapo morëm detyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3-3.5 %. Do kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë”, tha Rama.