Rama e nis ditën duke iu gëzuar rilindjes së Pazarit

27.11.2016 09:52:18

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke iu gëzuar rilindjes së Pazarit të Ri në Tiranë.

“Rilindja Urbane në Tiranë – shkruan Rama në figurë duke vendosur simbolin e një fytyre të qeshur pas. – Vijon transformimi rrënjësor i zonës së Pazarit të Ri, ku balta, pisllëku, rrënimi dhe tregtimi pa asnjë lloj standardi higjenik e mjedisor, po i’a lënë vendin një hapësire urbane të re, plot shije e me të gjitha kushtet për tregtinë e produkteve të fresket.”