Rama e nis me kafe turke, ‘filxhani’ konfirmon 30 qershorin

14.06.2019 09:11:02

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen më 30 qershor, pavarësisht se presidenti e ka anuluar këtë datë me dekret.

Kreu i qeverisë, poston vazhdimisht foto dhe komente duke treguar vendosmërinë e tij dhe të qeverisë.

Ndjekësve të tij në Instagram u ka uruar mëngjesin me një filxhan kafeje që brenda ka të shkruar numrin 30 dhe që personifikon datën e zgjedhjeve vendore por edhe numrin e PS-së në fletën e votimit.

Si duket përmes filxhanit, ai ka ironizuar edhe kryetaren e LSI-së, që shpesh në deklaratat e tij thotë se Monika sheh filxhan.