Rama financohet nga serbët? Meta zbulon lëvizjen e radhës

29.05.2020 13:06:07

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat përsëriti edhe njëherë arsyet e kthimit të ligjit për turizmin detar dhe shtesën e koncesionit në portin e Porto Romanos.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me akuzat e tij ndaj kryeministri Edi Rama dhe lidhjen e tij me serbët, Meta deklaroi:

“Besoj se gjërat janë tepër të qarta. Presidenti ushtron me përgjegjshmëri detyrat dhe do të jetë këtu çdo javë për t’u njohur me veprimarinë dhe çështjet e tij që gjykoj se opnioni publik kërkon të dijë opnionin e presidetit

Kjo do të ndodhë në mënyrën më koherente, më të qartë dhe më transparente”, deklaroi Meta.