Rama i bindur se transformimi i FSK-së do të ndodhë shumë shpejt

19.04.2018 10:00:35

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se qëndrimi i çdo zyrtari të huaj që viziton Prishtinën është që Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura si çdo shtet tjetër.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se transformimi i FSK-së do të ndodhë shumë shpejt.

Se si do të arrihet deri te ky qëllim, Rama ka thënë se kjo është në duart e politikës. Ai ka deklaruar se FSK-ja është gati për transformim dhe po pret vendimin politik.

“Si komandant i FSK-së mund të them se në aspektin profesional ne jemi gati”, ka thënë Rama.

Ai i ka ftuar edhe deputetët e komunitetit serb të shkojnë tek elektorati i tyre dhe të shohin se sa ka punuar FSK-ja për ta.