Rama i përgjigjet Bashës: Bërtit, por mos harro; unë dua të vërtetën, ti pushtetin

21.10.2017 16:19:43

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, duke i cilësuar ato një “teatër” për hir të karriges politike.

“LB, bërtit por mos harro: Unë dua të vërtetën, ti karrigen! Unë dua drejtësi, ti do teatër! Unë dua luftë me krimin, ti krimin e do për politike”, ka thënë Rama.

Këtë koment kreu i qeverisë e ka bërë në profilin e tij në rrjetin social Facebook.