Rama i përgjigjet Nishanit: I gatshëm për të diskutuar me Bashën

02.05.2017 15:10:49

Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Nishani ku i bënte thirrje kryeministrit dhe liderit të opozitës për bisedime me vullnet për kompromis, ka reaguar Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së presidentit për të diskutuar me Lulzim Bashën. Ndërsa e cilëson të vonuar reagimin e Nishanit.“Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB”, shkruan Rama në Facebook”.