Rama ik, o mashtrues”, kryeministrit i ngrin buzëqeshja në mes të Londrës. Ishte duke u futur në hotel

18.06.2019 09:28:33

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Londër, teksa ka shkuar për të mbajtur një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. ‘’O mashtrues, o mafioz”, këto janë disa nga thirrjet e shqiptarëve që kanë organizuar protestën kundër Ramës.

Rama shihet i suprizuar teksa zbret nga makina e tij për të hyrë në hotelin ku do të mbahet takimi me kryeministrat e Maqedonisë dhe të Serbisë.

Dhjetra emigrantë shqiptarë kanë vijuar me thirrjet e tyre: Albanian mafia, Rama ik, Rama hajde poshtë se po të presim, legen, tradhëtar!

Rama ndodhet prej dy ditësh në Londër, nga ku është njohur dhe me përgjimet e reja të publikuara nga Bild, në të cilat shfaqet ai vetë dhe zyrtarë të PS-së, teksa negociojnë për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016.