Rama ka një mesazh për Lulin (që s’është lider): Jam i gatshëm për dialog. Meqë s’ke hallin e karriges por…

12.05.2019 14:56:19

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë thirrjen për dialog ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha të cilin e këshilloi të që hiqte dorë sa ishte në kohë nga rruga që ka ndërmarrë e që sipas tij nuk ka për ta çuar askund. Sipas Ramës, nëse është e vërtetë ajo që thotë Basha se nuk do karrige pushteti atëherë asgjë s’do ta pengojë të ulet në dialog

“Një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Basha, kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë më parë, po ta përsëris prapë, nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshtë, me shumë të drejtë. më herët se vonë. llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti s’je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një alternative qeverisëse, tek ky stacion ku të dëgjoja me zë të ngjitur të thoshe aman ik, aman ik. Patjetër që unë jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, për t’u ulur për të diskutuar. Ata që janë me ty thonë që nuk duan as pushtet as karrige por thjesht të mirën e popullit, ulemi flasim dhe e marr unë përsipër ti kthejmë në nisma ligjore në veprim shqetësimet që ata kanë si popull për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është luftë e ulët për të bërë pazar, unë e besoj se besoj gjithmonë çdo gjë që thotë Luli, jemi në rregull, çdo shqetësim të ulemi e flasim, ta diskutojmë dhe të vendosim. për ndryshe, më herët se vonë turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi e ke humbur mundësinë të kesh turp dhe je gati t’i heqësh vizën gjithë Shqipërisë vetëm për të ndjerë kunjin e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetarë”, tha Rama.